Tiranë, qëllon gruan me sende të forta, arrestohet 59-vjeçari

Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi kishte plagosur bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz ku 59-vjeçari Asllan Lusha ka fyer dhe më pas ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij duke i shkaktuar plagë në fytyrë. Menjëherë e plagosura është dërguar në spitalin Ushtarak dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se shkak i ngjarjes është bërë një grindje mes bashkëshortësh për motive të dobëta.
Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e 59-vjeçarit mbi të cilin tashmë rëndon akuza e veprës penale të "Plagosjes së lehtë me dashje” dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë.