Roma në panik nga pakot bomba, alarm në Amb. Shqiptare
ROMË- Italia në panik nga alarmet për pako bomba, të dërguara në Ambasadat e huaja në Romë. Gjatë pasdites, në alarm është vënë edhe Ambasada Shqiptare, pas një pakoje të dyshimtë të mbërritur me postën e përditshme në ambientet e Ambasadës, në rrugën Asmara në Romë.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe pas kontrolleve u njoftua se alarmi ishin fals dhe se brenda pakos së dyshimtë u gjet një kalendar.
I kontaktuar në telefon nga News24, ambasadori shqiptar në Romë, Llesh Kola bëri të ditur se pakoja e dyshimtë mbërriti në ambasadë rreth mesditës me anë të postës së përditshme.
“Në mesditë ka ardhur një pako e dyshimtë. Është njoftuar policia e cila ka ardhur dhe pasi ka kontrolluar pakon rezultoi se aty ndodhej një kalendar. Janë marrë të gjitha masat dhe kontrollet janë të imtësishme” theksoi Kola.
Gjatë ditës së sotme një pako bombë u gjet në Ambasadën Greke në Romë, ndërkohë që në disa të tjera, përkatësisht atë venezueliane, daneze, finlandeze dhe atë të Monakos alarmet për bomba rezultuan të ishin false.
(e.n/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Roma në panik nga pakot bomba, alarm në Ambasadën Shqiptare