E Shtunë, 31 Tetor 2026

PLL: Terheqja e nismave nga PS, akt i papergjegjshem

Partia Levizja e Legalitetit, e vleresoi dje vleresimin e PS-se per te terhequr kerkesat per nisjen e hetimit parlamentar te zgjedhjeve, nje akt te papergjegjshem. Sekretari politik i kesaj partie, Shpetim Axhami, tha se nje veprim i tille nga selia roze, bie ne kundershtim jo vetem me kerkesen e saj disamujore per hetimin e zgjedhjeve, por edhe me nevojen reale per transparence. "Ne kemi dyshuar vazhdimisht tek sinqeriteti i Partise Socialiste ne kerkesen per hetimin zgjedhjeve parlamentare, sepse per asnje cast PS nuk ka njohur pergjegjesine e saj ne administrimin e zgjedhjeve, ne te cilat ajo kishte vendimmarrje te plote ne gjysmen e komisioneve te te gjitha niveleve", theksoi Axhami. Sipas tij, heqja dore nga hetimi parlamentar dhe deklarimi i menjehershem i PS-se per kalimin ne protesta, qe do te kerkojne largimin e qeverise, eshte nje akt komprometues, qe tregon se pushteti eshte qellimi i vetem i asaj partie dhe se cdo kerkese e deritanishme per hetimin e zgjedhjeve ka qene thjesht nje demagogji ne funksion te ketij qellimi. "PLL eshte e gatshme te jape ndihmesen e saj per nje rrugezgjidhje", theksoi Axhami.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›