Hetimi i zgjedhjeve, Marku: “Fletët e votimit, çështje e mbyllur”
Për maxhorancën sesioni i ri plenar duhet të përqendrohet te standardet e zgjedhjeve për pushtetin lokal dhe forcat politike duhet të bashkëpunojnë për këtë qëllim. Deputeti demokrat, Mark Marku, e quan një betejë të humbur kërkesën e PS-së për të rinumëruar fletët e votimit, një kërkesë kjo që nuk u pranua për asnjë moment nga maxhoranca, duke theksuar se tashmë partitë politike duhet të shohin përpara për realizimin e zgjedhjeve lokale. Për deputetin Marku janë pikërisht ndërkombëtarët ata që sugjerojnë edhe zgjidhjen më të mirë për daljen nga ngërçi politik duke bërë transparencën e zgjedhjeve parlamentare nëpërmjet hetimit të materialeve zgjedhore. Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga zgjedhjet e 28 qershorit, PS-ja vazhdon të këmbëngulë në rinumërimin e votave dhe në rast se ky ngërç mes maxhorancës dhe opozitës nuk zgjidhet, kjo klimë mosbesimi do të ketë koston e saj te zgjedhjet lokale.
9 Gusht 2010