E Diel, 1 Nëntor 2026

Galluzzi: "Ligji, si faktor thelbesor per turizmin"

Duke qene se qeveria e ka vendosur si prioritet sektorin e turizmit, ndersa cdo vit raportohen shifra perhere e ne rritje te turisteve ne vendin tone, eshte me mjaft interes kualifikimi i nje brezi te ardhshem profesionistesh te kesaj fushe, ne njohjen e ligjeve nderkombetare qe lidhen me turizmin. E ketij mendimi avokatja italiane Marta Galluzzi, e cila vjen per here te pare ne Shqiperi, per te dhene mesim ne lenden "Legjislacioni ne turizem". E ftuar nga Universitetit Europian per Turizmin (EUFT), Marta Galluzzi shprehet se studentet shqiptare jane shume te dhene pas mesimit dhe kane mjaft interes per legjislacionin. "Eshte bukur te besh mesim me ta, pasi kane deshire jo vetem te mesojne gjera te reja, por edhe te bejne verifikimin mes dallimeve qe ekzistojne ne legjislacionin ketu ne vendin tuaj, si dhe legjislacionit evropian", shprehet Galluzzi, ndersa nuk harron te jape keshillat e saj ne fushen e turizmit; te aplikohen ligjet ekzistuese ne menyren e duhur, si dhe te rivleresohen dhe "shfrytezohen" sitet e trashegimise historike dhe kulturore. Ekspertja veren se me hyrjen ne BE, shtetit tone do t'i duhet jo vetem te gezoje te drejtat, por edhe te permbushe detyrimet e vena. Galluzzi merr si shembull Italine, ku qeveria subvencionon cdo person qe nuk i ploteson te ardhurat per te perballuar pushimeve vjetore, gje qe konsiderohet nje nga te drejtat themelore te individit.

Do te donim te dinim nese ne leksionet tuaja ju iu referoheni ligjeve te BE-se per turizmin (ku edhe ne aspirojme te hyjme se shpejti), si dhe nese ju i njihni ligjet shqiptare qe veprojne ne kete sektor, te shpallur prioritet prej qeverise sone?
Sa i perket turizmit, sigurisht qe ne i drejtohemi atyre te drejtave qe veprojne edhe ne Bashkimin Europian, por edhe vendit nga une vij, Italise. Ketu te ju ekzistojne ligjet shqiptare, madje ne universitet zhvillohet edhe nje lende tjeter, "Legjislacioni i turizmit ne Shqiperi", qe e jep nje profesor tjeter. Une ligjin tuaj nuk e njoh shume, di vetem gjera te mesuara nga ato qe me kane thene studentet. Verej se ketu te ju nuk ka shume ligje qe te operojne ne sferen e turizmit, ose te jem me e sakte, ligjet ekzistojne, por nuk aplikohen ne menyren e duhur. Ne kete pike, duhet bere nje hap para per te kuptuar se perse sherben nje ligj, perse eshte hartuar ai, perse ky vend duhet te kete nje ligj te tille. Keto pergjigje cojne ne sigurine qe turisteve qe vijne nga vende te tjera, jo vetem marrin akomodimin e pritur prej tyre, por edhe standarde te aplikuara si ne BE, qe jane shume te nevojshme. Pra, ne kete aspekt duhet te kete nje lloj standardizimi.

Sipas jush, si mund te arrihet kjo?
Gjithcka nis me sensibilizimin. Por, duhet te kuptohet qe ky proces ka ne zanafille te kuptuarit e nevojave te turistit, studimin e tyre dhe ne fund, vendosja e tyre ne pjate, gati per t'ia ofruar turistit. Si mund te behet kjo?! Eshte e thjeshte; duke kuptuar qe ligji nuk eshte vetem pengues, por eshte dicka qe ndihmon rritjen dhe permiresimin, ndersa per aplikimin e ligjit nevojitet vendosja e rregullit ne nje sistem te tere faktoresh. Vetem keshtu do te sigurohej qetesia dhe qartesia ne cdo levizje ne Shqiperi, si ne cdo vend tjeter te botes.

Ne Itali, prej nga ju vini, turizmi ka nje histori te vjeter, ndersa Shqiperia vetem keto vite po eksplorohet, madje konsiderohet ende nje vend ekzotik...
Sipas mendimit tim personal, kjo nuk eshte kaq e rendesishme. Sa e vjeter eshte historia e nje vendi apo normat e atij shteti, jane dicka qe duhen tejkaluar. Per me teper qe ne Itali, normat mbi turizmin jane jo shume te vjetra, duke qene se ligji me i vjeter per kete daton ne vitin 1983. Kur flasim per turizmin dhe normat, nuk do te thote domosdoshmerish te flasesh per hisorine, por per te ardhmen dhe sesi duam ta shohim ne nje vend. Perderisa nuk ka nje te drejte te standardizuar per te gjithe, nuk ka nje "tutele" per njerezit, rrjedhimisht nuk ka garanci dhe kur nuk ka garanci, do te kete gjithmone nje grup njerezish qe do te kene me shume mundesi, ndersa pjesa tjeter nuk do t'ia dale dot. Ne kete aspekt, sanksionimi i normave merr nje rendesi te dores se pare.

Si ndikon kriza ekonomike boterore ne kete sektor dhe sa po i influencon pushuesit?
Them se cdo krize ekonomike, ne cdo vend te mundshem te botes, ka nje impakt natyrisht jo pozitiv, sepse do te jete gjithmone dikush qe do te duhet te heqe dore nga dicka. Por, nga ana tjeter ekziston edhe ndjeshmeria qe ka nje shtet karshi kerkesave dhe nevojave te qytetareve. Ne Itali psh., ekziston ndjeshmeria per turizmin, sipas se ciles zbatohet edhe e drejta "te gjithe kane te drejte te bejne pushime", ndaj shteti u ve ne dispozicion mjetet e duhura atyre personave qe jane ne pamundesi per te bere pushime. Me siguri ju do thoni qe ketu nuk ndodh e njejta gje dhe une do t'ju pergjigjem se kjo eshte ne varesi edhe te objektivave qe i vendos shteti vetes, jo vetem ne nivelin nacional, por edhe ate internacional. Shikoni, ne kete te drejte te bejme pushime, mbi te gjitha edhe sepse behet fjale per nje princip absolut te Organizates te Kombeve te Bashkuara. Italia, duke qene se eshte pjese e BE-se, respekton principet absolute te individit, qe i ka pranuar me hyrjen ne BE. Ju ketu ndoshta nuk i respektoni, edhe sepse shteti juaj nuk e ka ende detyrim dicka te tille. Kur te hyni ne BE; shpresoj te ndodhe shume shpejt kjo gje; do te keni vec te drejtave, edhe detyrimet perkatese, qe tani nuk i njihni ende. Atehere, do jete vendi juaj qe duhet t'i vendose ne dispozicion qytetareve garancine e plotesimit te kerkesave te tyre, edhe ne fushen e turizmit dhe me saktesisht, ate te pushimeve.

Me aq sa e keni shetitur Shqiperine, c'mendim keni per potencialin turistik te ketij vendi?
E kam pare siperfaqesisht Shqiperine, por me aq sa kam pare gjykoj se vendi juaj ka shume mundesi per turizmin, vetem se te gjitha potencialet tuaja ndoshta nuk jane "shfrytezuar" ende si duhet. Ketu i referohem siteve antike te trashegimise, ato qe perbejne historine, te cilat sipas mendimit tim, nuk po kurohen dhe rivleresohen ne kuader te nxitjes se turizmit. Ato qendrojne aty ku jane, ndersa eshte shume e rendesishme qe kjo trashegimi kulturore dhe historike t'u prezantohet si duhet turisteve. Pra, historia juaj duhet te jete nje motiv per te bere turizem cilesor, duke qene se materia ekziston, mungon vetem strukturimi.

Se fundmi, cili eshte apeli qe beni ju si specialiste e ketij sektori?
Me shume se apel, do te shprehja nje deshire qe ky vend te rritet dhe te ece perpara, sepse ju shqiptaret jeni nje popull me shume vullnet dhe me mjaft ambicie. Urimi im eshte per te hyre sa me shpejt ne Bashkmin Europian, por jo te jete ky motivi juaj kryesor... Ne fakt, motivi juaj kryesor duhet te jete permiresimi per veten dhe per te cuar perpara nje histori qe eshte juaja, pa u dashur me te largoheni drejt shteteve te tjera ne emer te nje jete me te mire. Pra, turizmi eshte e ardhmja.
Pasaporte e pershpejtuar edhe tek njesia 5 dhe 6

Ministria e Brendshme njofton se dje nisi sherbimi per prodhimin e pasaportes se pershpejtuar edhe ne njesite nr.5 dhe nr.6, ne kryeqytet. Kompania "Aleat", do te ofroje kete sherbim ne keto dy njesi per te gjithe shtetasit. Ky sherbim filloi te ofrohet per here te pare ne Tirane me 8 Nentor 2010 prane njesive bashkiake 3, 4 dhe 10. Pas dates 23 Nentor filloi edhe ne qytetet Shkoder, Vlore, Elbasan dhe Durres. Edhe ne dy njesite e tjera te Tiranes, vlen orari i percaktuar qe ku shtetasi aplikon deri ne oren 11:00 pasaporta do te prodhohet ne dy dite pune, ndersa kur aplikon pas ores 11:00 pasaporta do te prodhohet per tre dite.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›