E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi i zgjedhjeve Rama ankohet tek Topi

Kryetari i opozites Edi Rama iu ankua dje Presidentit te Republikes per vendimin e prokurorise se Shkodres e cila permes nje procesi ligjor rezultoi se nuk kishte manipulim te zgjedhjeve te 28 qershorit. Rama mberriti me kerkese te tij ne zyren e Presidentit te Republikes takim qe vjen vetem nje dite pasi kompromisi per hetimin e zgjedhjeve deshtoi ne Komisionin e Ligjeve. Sipas Presidences kryesocialisti Rama dhe deputeti Brace e informuan Presidentin e Republikes rreth nje shqetesimi te tyre ne fushen e drejtesise. Konkretisht mesohet se kryesocialisti Rama e ka konsideruar si hetim tendencioz dhe te manipuluar rastin e hapjes se kutive nga prokuroria e Shkodres e cila deklaroi se ne procesin e 28 qershorit nuk ka pasur manipulime. Mesohet se kreu i shtetit dhe njekohesisht edhe kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise i siguroi ata se institucionet e drejtesise do te shqyrtojne ceshtjen ne fjale me paanshmeri ne funksion dhe ne respekt te Kushtetutes dhe ligjeve ne fuqi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›