E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca e BE-se Shqiperia meritoi heqjen e vizave

Pak kohe para se te dorezoje presidencen e radhes te Bashkimit Evropian Belgjika ka bere dhe bilancin e ketij viti i cili ka njohur ndryshime rrenjesore kryesisht per Ballkanin Perendimor. I pyetur per objektivat e ketij fundviti kreu i diplomacise belge dhe kryesues i Presidences se BE-se Steven Vanackere vuri ne dukje se vendet te cilat filluan procedurat e anetaresimit ne Bashkimin Evropian arriten deri ne kete stad nepermjet reformave dhe standardeve te larta.

Per sa i perket Ballkanit Perendimor se pari u dha fare qarte mesazhi i Sarajeves se e ardhmja e ketyre vendeve eshte bashkimi me familjen evropiane. Ne kemi bere gjithcka qe ky mesazh te jete shume i qarte dhe bindes qe ky proces integrimi do te realizohet. Mesazhi i dyte qe ka shoqeruar te parin ka qene ai se integrimi nuk arrihet automatikisht natyrshem vetem me kalimin e kohes. Perkundrazi integrimi do te jete merite pune. Pra eshte bere pune dhe ka ende shume per te bere. Nese kemi arritur te themi Po per ato qe u arriten kjo do te thote se kemi harmonizuar mire te dyja mesazhet ate te vullnetit tone politik me kushtezimin. Kushtezim jo per ti penguar keto vende te vijne ne BE por te garantojme te gjithe se kur themi Po te jemi te sigurt se jane arritur normat e BE-se - tha Steven Vanackere ministri i Jashtem i Belgjikes. Vetem disa dite me pare Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina aplikuan regjimin me viza te liberalizuara per qytetaret e tyre ndersa Mali i Zi u pranua si vend kandidat i BE-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›