Vendoret 250 milione leke per te permbyturit
Ne pergjigje te nevojave imediate te nevojave te bashkive dhe komunave ne nevoje dhe perpjekjeve te medha te qeverise per rikuperimin e zonave te permbytura po funksionon rrjeti i solidaritetit te te zgjedhurve vendore ne adrese te ndihmes per blegtorine e fermereve shkodrane. Mesohet se ne cdo qark te vendit ne partneritet me te zgjedhurit lokaleeshte krijuar grupi i punes me ne krye prefektin dhe kryetarin e qarkut per te lehtesuar e monitoruar procesin e ndihmes te kontribuuesve vullnetare neper rajone. Deri me date 19.12.2010 nga NJQV jane nisur ne drejtim te Shkodres mbi 100 makina me 5982 kv bar jonxhe hime e koncentrat per gjene e gjalle te familjeve te permbytura nga njesite vendore. Te zgjedhurit vendore qytetaret shoqatat humanitare bizneset punonjesit e administrates neper rajone kane derguar mbi 250 milione leke ne numrat e llogarise se emergjences dhe qindra pako per femije ushqime veshmbathje e medikamente per popullaten. Ne kete gjest te larte te solidaritetit po harmonizohet jo vetem deshira njerezore e qytetareve te te zgjedhurve vendore prefekturave biznesit shoqerise civile per te ndihmuar vellezerit e motrat shkodrane por dhe vullneti per te krijuar nje dimension te ri ne raportet e shtetit me individin si dhe te qeverisjes vendore me ate qendrore. Nderkohe edhe kete jave po punohet intensivisht edhe nga njesite e tjera vendore te mbare Shqiperise.