Malmstrom: "Vizat, Shqiperia ka bere shume perpjekje e reforma"
"Ky eshte hapi i pare per t'i sjelle qytetaret e Shqiperise me afer atyre evropiane". Keshtu eshte shprehur Komisionerja Evropiane per Drejtesine dhe Punet e Brendshme, Cecilia Malmstrom, gjate takimit qe zhvilloi ne seline e Komisionit ne Bruksel me Ministrin Lulzim Basha dhe grupin prej 50 te rinjsh e studente, qe ishin nder te paret shtetas shqiptare qe udhetuan pa viza ne zonen Shengen. Perfaqesuesja e KE-se ka vleresua performacen e qeverise shqiptare gje qe solli dhe liberalizimin e vizave. Ajo ka vleresuar se "gjithashtu nje hap i rendesishem per procesin e anetaresimit te Shqiperise". Ajo ka theksuar se tashme eshte ne doren e Shqiperise per te ecur me para me integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian. "Eshte nje proces ende i gjate dhe i veshtire dhe ministri e di, por eshte ne duart tuaja. Ne jemi ketu per t'ju ndihmuar dhe per t'ju mbeshtetur. Por, sigurisht qe hapat duhen bere nga ju", tha dje Malstrom. Ne bashkebisedimin me te rinjte dhe studentet Malmstrom ka kerkuar qe qytetaret te jane me shume kerkues ndaj politikaneve. "Shqiptaret kane bere shume perpjekje dhe shume reforma. Shpresoj se nje dite do t'ju mirepresim si anetare te plote te Bashkimit Evropian. Por, mos hezitoni qe t'i kerkoni me shume politikaneve tuaj, qe ata te vazhdojne reformat qe jane shume te rendesishme per juve, per vendin tuaj, por gjithashtu edhe per zgjerimin. Ky eshte dhe mesazhi im per ju sot", tha dje Malmstrom