Vizat, Mirel: Kujdes jeni ende në monitorim
TIRANE- Shqipëria duhet të ketë kujdes për procesin e liberalizimit të vizave, Komisioni Evropian e ka nën monitorim. Kështu ka deklaruar, drejtori për Ballkanin, Pierre Mirel. "Nëse do të abuzohej me detyrimet, kjo mund të lindë idenë te disa vende anëtare 'që në fund të fundit, nuk e bëmë mirë me këtë liberalizim'. Ndaj është e rëndësishme që kushtet të respektohen. Kështu të gjithë qytetarët të mund të përfitojnë nga ky sistem, në mënyrë që të mos ketë rrezik ndonjë ditë e që disa vende anëtare të thonë 'Jo, duhet ta pezullojmë'. Ndaj ne do ta monitorojmë këtë çështje. Do shohim sesi kushtet që çuan drejt marrjes së këtij vendimi, do të respektohen", - është shprehur Mirel, citon sot Gazeta Shqiptare.
Ndërsa për ndalimet e mundshme të qytetarëve, Mirel u shpreh se "Njerëzit mund të bllokohen, vërtet, në aeroport, sepse kushtet i bashkëngjiten regjimit. Ka kushte, e do të pyeteni nëse ju i keni të ardhurat për të qëndruar në vendin ku po shkoni. Pra, ekziston kjo mundësi. Ndaj, fushata e nisur tani është e rëndësishme për të parandaluar të tilla risqe". Në muajin mars sipas Mirel, pritet që komisioni të mblidhet dhe të vlerësojë procesin e liberalizimit të vizave nga monitorimet. "E të gjithë, ne dhe ju do paguajmë çmimin nëse nuk respektohen ato, pasi do cenohej besueshmëria jo vetëm për vizat, por për gjithë procesin e zgjerimit", - është shprehur Mirel. Ndërsa për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Mirel bëri të ditur se kjo varet nga vetë Shqipëria. "Varet nga Shqipëria dhe parlamenti e qeveria, të cilët duhet të punojnë fort për të siguruar se kushtet do të përmbushen. Topi është në fushën e Shqipërisë, siç është në fushën e Malit te Zi e siç do të jetë në atë të Serbisë vitin e ardhshëm, kur ne do të japim opinionin tonë", - theksoi zyrtari i KE-së.
Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha së bashku me 50 studentë e gazetarë shqiptarë u nis drejt Brukselit më 15 dhjetor. Turi i vizitave kishte të bënte me njohjen e studentëve me selinë e KE-së, duke mos përjashtuar takimet me komisioneren Malmstrom, drejtorin për zgjerimin e Ballkanit, Mirel.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)