"Vizat, kryetari i PS u perpoq t'i bllokonte"
Liberalizimi i vizave eshte nje fitore e qytetareve shqiptare ne arritjen e standardeve evropiane. Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, tha dje ne seance plenare se vizat i jane nje proces qe nuk ju dhurua qytetareve, por i fituan. "I uroj te gjithe shqiptaret: Gezuar vizat! T'i gezoni, se e meritoni! Shqiptaret e kane merituar kete. Nuk ishte dhurate. Mos e harroni asnjehere kete! Nuk ishte edhe aq deshira e te huajve qe te behej liberalizimi i vizave, sepse ata nuk mund te kerkonin te huaj te tjere ne vendet e tyre, ku ka gjithashtu probleme", tha dje ne seancen parlamentare Topalli. Ne fjalen e saj ajo u ndal edhe ne qendrimin e opozites per vizat, duke theksuar se deputete te vecante kane lobuar per mos heqjen e vizave. "Vizat i morem ne, i morem me force, me vullnet, i kemi marre me pune te madhe, kunder deshires se kryetarit tuaj, qe ka bere cdo perpjekje, por edhe kunder deshires se tre deputeteve ketu, qe nuk kane lene leter pa shkruar kunder Shqiperise ne Bruksel; kunder tre deputeteve ketu qe s'kane lene perpjekje pa bere qe te pengonin marrjen e vendimit", tha kryeparlamentarja. Topalli theksoi ne fjalimin e saj se personi qe ka lobuar me shume kunder heqjes se vizave ka qene kreu i PS-se, i cili edhe ne dite te vecanta kur merrej vendimi ne BE, ka dale kunder. Ajo tha se qytetaret shqiptare i merituan vizat "kunder deshires se kryetarit tuaj, qe edhe me 19 korrik, kur po merrej vendimi ne Komisionin e Jashtem te Parlamentit Evropian, bene cdo gje qe te mos merrej vendimi, qe te shtyhej votimi dhe po te shtyhej votimi, dje nuk do te ishte data e hyrjes ne fuqi te vendimit te Parlamentit Evropian per heqjen e vizave".