EULEX-i kryen bastisje ne Doganat e Kosoves dhe ne Ministrine e Ekonomise dhe Financave
Misioni i Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine beri te ditur se ka zhvilluar bastisje ne tri zyra ne seline e Doganes se Kosoves dhe ne Ministrine e Ekonomise dhe te Financave ne Prishtine.
Ne nje njoftim te ketij misioni thuhet se bastisjet jane kryer ne kuader te hetimeve te cilat jane duke u zhvilluar ne lidhje me keqperdorimin e detyres zyrtare dhe te abuzimit te autorizimeve ekonomike lidhur me importimin e duhanit ne dhjetor 2008. Gjate operacionit jane bastisur edhe tri shtepi private.
Policia po merr ne pyetje Shefin e shefin e Doganave te Kosoves dhe shefin e Departamentit Ligjor ne kuader te Ministrise se Ekonomise dhe te Financave.
Hetimet po mbikeqyren nga nje prokuror i EULEX-it nga Prokuroria e Posacme e Kosoves.