E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ shpalli rezultatet e Gjilanit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpalli sot rezultatet përfundimtare nga Qendra e Numërimit të Rezultateve (QNR), për zgjedhjet e përsëritura të raundit të dytë për kryetar të komunës së Gjilanit.

Në rivotimin për Gjilan, kandidati i PDK-së Qemajl Mustafa, ka fituar 20.471 vota ose 58.25 për qind, derisa kandidati i LDK-së Fatmir Rexhepi, ka fituar 14.671 vota ose 41.75 për qind.

Burim Ahmetaj, koordinator i Qendrës së Numërimit të Rezultateve (QNR), paraqiti raportin e QNR-së lidhur me rivotimin në Gjilan. QNR ka pranuar materialin nga 31 Qendra të Votimit, ku numri i vendvotimeve ka qenë 127, përfshirë edhe 9 ekipe mobile të votuesve me nevoja të veçanta.

Numri i votuesve të regjistruar ka qenë 87.430 votues, ndërsa numri i votuesve të cilët kanë votuar në çdo vendvotim, ka qenë 35.130 votues. Numri i votuesve që kanë votuar jashtë vendvotimit, ka qenë 400 votues. Pjesëmarrja në votime ishte 40.64 për qind.

Numri i fletëvotimeve të përdorura, ka qenë 35.529, ndërsa numri i fletëvotimeve të papërdorura 54.358. Numri i fletëvotimeve të dëmtuara ka qenë 15. (Kosovapress)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›