Pranvera në Tiranë, lulet e ftohta në mars
Qielli ësht ndrituar edhe bërë si pasqyrë,
Dheu është zbukuruar, bërë fytyrë fytyrë.
Veshur në bar e në lule edhe në gjethe në fletë,
Bukuri e Perëndisë ka dal'e duket në jetë.
Lulet e Verës Naimjane na buzqeshin me fytyrat fëminore e vajzërore tiranase. e bardha, e kuqja në lejla dhe e verdha kanë shpërthyer në celtinën e pemëve të jetës.
Mini bulevardi i kumbullave të kuqe të rizgjuara në rrugën e Kavajës sikur përsërit peisazhin urban në të gjitha trotuaret e mesit dhe si në Tiranën e para 80 viteve thërret kalimtarët nga çdo skaj i kryeqytetit.
Një orë e re troket në shpirtin e tiranasve. Rrezja e dritës prag verore na kujton se stërgjyshërit tanë në kalendarin e Hyll Vegut. Jetonin në dy stinë verën dhe dimrin. PranVera tiranase gëzon në dhuratat diellore e lulore të ripërtëritjes. Kënga e takave të bukurosheve duket sikur shpështjell një ritëm të brendshëm. Finalja e rënies së shirave politike sikur është fashitur për pak në ajrin e së përditshmes. Varfëria sikur harrohet në sytë e shumë kalimtarve nga gazi i pakuptimtë
i lulevkumbllave kuqaloshe.
Era e ftohtë e ndryshimeve me sa shihet po ndjek jo vetëm Nordin por Lindjen e diellit të ngrohtësive njerzore.
Të vërtetat e kësaj bote lulet, zogjtë dhe këngët sipas popujve të diellit na rrëfejnë me fëshfëritje e tingujt e një refreni të njohur se "Pranvera vërtet nuk mbërrin me një lule". Veçse mijëra pranvera të vogla gëzimi në jetët e shqiptarëve janë më tepër se një verë e nxehtë ekuatoriale.
Ujërat po burojnë, dhe venë duke kënduar,
Gjithë ç'janë ngjallen, çelen, përsëriten, zbukurohen,
Duhen, qeshin, rrojnë, prehen edhe këndojn'e gëzohen
Mbleron dheut ëmbëlsira, edhe rojit po si bleta.
Në këtë gosti të Zotit gjithë bota janë ftuar,
Të bëhen një shpirt një trup e të jenë të pajtuar.