E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi mister vjedhja e kishes se Bularatit

Mbetet mister vjedhja e ne kishen e fshatit Bularat ne komunen e Dropullit te Siperm ne Gjirokaster e cila eshte bere shenjestra e vjedhjes por pa u demtuar aspak dera e kishes. Sipas nje komunikate per shtyp te dhene dje nga zedhenesi i policise se Gjirokastres Gentian Mullai behet e ditur se ka qene vete kryeplaku i fshatit Bularat qe ka bere kallezimin e ngjarjes ne policine e Gjirokastres pas konstatimit se dera e kishes ishte e shqyer. Sipas policise dera e shqyer e kishes ishte konstatuar sot ne oren 0820 te mengjesit nga kujdestari i kishes nderkohe qe policia verejti se kujdestari i kishes pa lajmeruar me pare policine per ngjarjen kishte lene te hynin ne mjediset e kishes besimtare te cilet po kryenin ritet fetare. Policia konstatoi se ne deren e jashtme te kishes por edhe ne ate te brendshme e te ikonostasi nuk kishte asnje shenje dhune. Nga ana tjeter polica ben te ditur se sipas pretendimeve te kujdestarit te kishes ne kishe ishin vjedhur nje kazan ku vaftisen apo pagezohen femijet dhe dy ikona me vlere te paperfillshme. Sipas policise ne asnje kishe nuk ka inventar te materialeve te kishes. Mullai sqaron gjithashtu se kujdestari i kishes nuk ka pranuar te denoncoje vjedhjen duke deklaruar se nuk ka pretendime dhe nuk do ta ndjeke ceshtjen ne rruge ligjore. Megjithate grupi hetimor po punon per zbardhjen e ngjarjes pasi dyshohet se dera eshte hapur me celes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›