E Diel, 1 Nëntor 2026

U shesin per flori bizhuterite false arrestohen kater rumune

Kater shtetas nga Rumania kane mashtruar disa banore te fshatit Reps ne Rreshen duke u shitur me nje vlere prej 750 eurosh dhe 30 000 leke nje sasi bizhuterish gjoja se ishin prej floriri Pas verifikimit dhe denoncimit te te demtuarve policia ka arrestuar autoret e ngjarjes dhe ka sekuestruar bizhuterite dhe monedhat ne euro e leke qe ata kishin perfituar

U kane thene se kishin nevoje per monedha pasi kishin mbetur pa karburant dhene kembim te 750 eurove dhe 30 mije lekeve te reja kater rumune kane mashtruar disa banore te fshatit Reps ne Rreshen duke u dhene disa bizhuteri false ne vend te floririt. Ngjarja ka ndodhur nje dite me pare ne segmentin rrugor Rreshen - Kukes kur kater shtetas rumune te cilet i shiten bizhuteri false disa shtetasve shqiptare jane arrestuar nga policia e Lezhes. Lajmi eshte konfirmuar nga te dhena te policise se Lezhes gjate dites se djeshme sipas te cilave rumunet u arrestuan fale nje operacioni ne fshatin Reps ne segmentin rrugor Rreshen - Kukes pas kallezimit te shtetasve shqiptare.

Sipas policise kater rumunet i kishin mashtruar shqiptaret duke u shitur me nje vlere prej 750 eurosh dhe 30 000 leke nje sasi bizhuterish gjoja se ishin prej floriri te cilat i kishin me vete. Ndersa pas verifikimit dhe denoncimit te te demtuarve bizhuterite kishin rezultuar jo te florinjta por false.

Mashtrimi

Gjithcka ka ndodhur pergjate segmentit rrugor Rreshen - Kukes pikerisht ne fshatin Reps kur disa te rinj nga Rumania sipas gjasave turiste ne vendin tone kane ndaluar automjetin e tyre dhe jane takuar me disa banore qe ndodheshin ne fshat. Nga burime policore bazuar ne deshmine e protagonisteve te ngjarjes nga fshati Reps mesohet se kater te huajt u kane kerkuar ndihme banoreve duke u ankuar se karburanti qe kishin ne makine nuk mjaftonte deri matane kufirit. Per kete ata jane paraqitur sikur kane pasur disa bizhuteri me shume vlere prej floriri. Sipas tyre vlera qe mund te ishte edhe me e madhe e bizhuve ishin gati ti jepnin ne kembim te 750 eurove dhe nje sasi prej 300 mije lekesh te vjeter shqiptare. Me sa duket habia e banoreve te fshatit Reps ka bere qe disa prej tyre te gjejne shumen e lekeve duke menduar se kane bere nje pazar te mire me rumunet pa ditur ne fakt se vareset e shitura per flori nuk ishin vecse metale pa shume vlere.

Arrestimi

Nuk ka kaluar shume qe banoret e fshatit te kuptojne se bizhuterite e blera nga rumunet nuk kane qene reale. Menjehere ata kane vene ne dijeni policine ku dhe kane treguar me detaje rastin ne fjale. Pas kesaj sherbimet e policise kane filluar menjehere hetimin dhe kerkimin per kapjen e te dyshuarve. Sipas te dhenave nga policia fale informacioneve te marra ne kohe nga banoret e zones kater rumunet qe vinin nga Otestani jane lokalizuar teksa kane qene ende ne token tone para se te kalonin kufirin. Policia e Lezhes pas arrestimit te kater rumuneve sekuestroi bizhuterite dhe monedhat ne euro e leke qe ata kishin perfituar. Kater rumunet po ndiqen penalisht nga Prokuroria e Lezhes per mashtrim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›