E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njesim dhe standardizim mes policise dhe permbarimit

Njesimi dhe standardizimi i veprimeve te punonjesve te Policise se Shtetit dhe permbaruesve gjyqesore private ka qene motivi i nenshkrimit te nje aktmarreveshjeje te perbashket ndermjet Policise se Shtetit dhe Sherbimit Permbarimor Gjyqesor Privat nje dite me pare. Gjate fjales se tij drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj falenderoi perfaqesuesit e Dhomes Kombetare te Permbaruesve Gjyqesor Privat dhe specialistet prane Departamentit te Sigurise Publike qe kane kontribuar ne hartimin e ketij dokumenti duke shfrytezuar eksperiencen dhe pervojen me te mire qe ka Policia e Shtetit dhe Sherbimi Permbarimor Gjyqesor ne vite. Nenshkrimi i kesaj aktmarreveshjeje ka per qellim unifikimin dhe standardizimin e veprimeve te punonjesve te Policise se Shtetit dhe permbaruesve gjyqesore privat gjate veprimeve procedurale per ekzekutimin e detyrueshem te titujve ekzekutiv duke garantuar standarde te etikes dhe rritjen e efikasitetit gjate kryerjes se detyres - tha Burgaj. Nderkohe kryetari i Dhomes Kombetare te Permbaruesve Gjyqesore Petrit Qarri e vleresoi kete aktmarreveshje si shume te rendesishme ne lidhje me ekzekutimin e vendimeve gjyqesore. Mbeshtetja dhe bashkepunimi me Policine e Rendit eshte nje nga pikat kryesore dhe me te nevojshme ne lidhje me ekzekutimin e vendimeve gjyqesore. Kombinimi i veprimeve operative midis Sherbimit Permbarimor Gjyqesor Privat dhe Policise se Shtetit besoj se do ta cojne me perpara punen e permbaruesve gjyqesore privat. Ne kete menyre do te beje te mundur edhe zbatimin e motos ne punen tone qe eshte Nje vendim i paekzekutuar eshte nje drejtesi e vonuar. Mendoj se per qytetaret shqiptare ka ardhur momenti per ta prekur drejtesine qe e kane fituar permes procesit gjyqesor - theksoi z. Qarri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›