E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shakira e Pique lobojnë për Kosovën

ZYRIH- Këngëtarja Shakira, trajneri dhe menaxheri i Manchester United Alex Ferguson, futbollistët e Barcelonës Pique dhe Xavi, kanë nënshkruar fanelën që përkrah kërkesën që Kosova të jetë pjesë e FIFA-s dhe UEFA-s.

Këto figura të njohura duke firmosur këtë fanelë, lobojnë kështu për Kosovën.

Fanelën e mbante në dorë vetë Presidenti i FIFA-s Sepp Blater.

Ata i kanë thënë po këkresës "Pranoni Kosovën në FIFA dhe UEFA" gjatë ceremonisë së ndarjes së “Topit të Artë “ në Zyrih.

Lajmi bëhet i ditur nga portali kosovar Bota Sot, i cili deklaron se ky lajm është përhapur masivisht edhe në mediat serbe.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›