SHBA, republikani Perry braktis garën për Shtëpinë e Bardhë
ÇARLESTON - Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara Rick Perry njoftoi sot se heq dorë nga gara për Shtëpinë e Bardhë, duke i dhënë mbështetje ish-kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich.
"Duke reflektuar për të ardhmen e kësaj fushate, arrita në konkluzionin se nuk ka zgjidhje të qëndrueshme për mua në fushatën 2012", deklaroi guvernatori i Teksasit gjatë një konference shtypi në Çarleston, në Karolinën e Jugut. "Si rrjedhim, e ndërpres fushatën dhe mbështes Newt Gingrich", shtoi ai.
(d.b/BalkanWeb)