Levizja e lire moshat e treta ne udhetime

Biletat qe ne emetojme jane bileta vajtje-ardhje. Veme re qe shumica e personave nuk pretendojne te rrine ne afatet maksimale te qendrimit. Jane persona te cilet shkojne per te shfrytezuar ate viziten e famshme. Kryesisht personat rrahin tek periudha nga nje jave tek nje muaj udhetimi.
Dhe shume te tille mbajne parasysh te mos humbin nje mundesi te dyte udhetimi nese shkelin qendrimin pertej afateve te lejuara
Levizja e lire moshat e treta ne udhetime
Ndersa pritej per fluks te mundshem ne pikat e kalimit kufitar tabune e kane thyer moshat e treta. Duket se keta te fundit kane mezi pritur per tu takuar me familjare te tyre. Ndersa bejne me dije shifra drejtues te agjencive ne qytetin e Vlores renditin ne toplisten e udhetimeve keto grupmosha.
Arben Rrokaj drejtues i nje agjencie udhetimi kontaktuar nga gazeta Shekulli pohon se ndryshe nga ngurrimi ne ditet e para per te ndermarre udhetimin drejt shtetit fqinj Italise funddhjetori ka 5-fishuar shifrat krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare.
Normalisht kemi nje kronologji qe te dates 15 e mbrapa per trafikun e gjithe atyre personave qe dalin me pasaporte biometrike apo pasaporten e vjeter. Interesante ka qene data 15 kur numri i pasagjereve te nisur nga agjencia jone kalonte te 60-at vetem 6 prej tyre kaluan me pasaporta biometrike. Ndoshta vijonte te ndihej ai meraku per dokumente te cilat do tu bashkangjiteshin pasaportat biometrike.
Ne kemi pasur kontakte te vazhdueshme me piken e kalimit kufitar pasi edhe ne nivel institucional ndoshta nuk jane percjelle sa duhet informacionet e nevojshme. Kriteret baze jane kushtet ekonomike nje adrese tek personat ku do te shkohet dhe siguracioni per shendetin.
Ka pasur shume pak te kthyer nga pala italiane. Kryesisht kane qene ata qe kane pasur nje ndjekje nga kufijte Shengen per shkelje te ndryshme qe mund te kene bere ndersa ka qene i paperfillshem numri i personave te kthyer.
Ka pasur me pas nje rritje te personave qe udhetojne me pasaporta biometrike por datat e para nuk sollen thyerje ne raporte nga pasaportat biometrike. Datat ne vijim deri tani qe flasim kane kaluar tashme ne raportet 1 me 5 ne favor te pasaportave biometrike.
Aktualisht ka shume persona qe pyesin nese jane te vlefshme ende pasaportat e vjetra me vize. Ka njefare informacioni te pergjithshem.
Referuar te njejtes periudhe te vitit te kaluar eshte pesefishuar numri i atyre qe largohen nga kufiri yne. Nese ne te njejten periudhe ne kemi trajtuar 60 - 80 pasagjere aktualisht kjo shifer ka kaluar 400- 500 persona. Shohim nje interesim ne rritje per periudhen e janarit.
Sicc duket njerezit presin mbeshtetjen ekonomike per kete periudhe per te paraqitur parate ne pikat e kufirit.
Veme re edhe nje gje teper te rendesishme. Biletat qe ne emetojme jane bileta vajtje-ardhje. Veme re qe shumica e personave nuk pretendojne te rrine ne afatet maksimale te qendrimit. Jane persona te cilet shkojne per te shfrytezuar ate viziten e famshme.
Kryesisht personat rrahin tek periudha nga nje jave tek nje muaj udhetimi. Dhe shume te tille mbajne parasysh te mos humbin nje mundesi te dyte udhetimi nese shkelin qendrimin pertej afateve te lejuara.
Moshat qe levizin kryesisht jane moshat e medha. Ne kete total levizjesh me pasaporta biometrike jane ato mbimesatare. Kryesisht shkojne per te vizituar femijet e te afermit. Po shfrytezohet si mundesi edhe per bashkimet familjesh.
Jane te rinj ose te reja qe shkojne per te takuar bashkeshortin dhe thuajse jane tek 5 te rinj. Per janarin duket se kjo situate po zhvendoset pasi duket se cdo dite raportet po ndryshojne. Ka nje rritje te kerkeses se atyre qe levizin me pasaporta biometrike dhe janari eshte ne nje raport goxha me te larte. Ka rezervime.
Flasim gjithmone per pjesen italiane pasi pjesa greke ka qene me pak e nxitur dhe kjo ndoshta edhe per menyren e sjelljes se doganes se Kakavijes kerkohet edhe nje dokument shtese nje ftese e vulosur ne polici nga shtetasi prites cka e ben pak me te frenuar udhetimin drejt shtetit grek.
Pala italiane vlereson adresen ku do te shkohet ose edhe nje fotokopje e lejes se qendrimit ku do te shkohet vlera financiare qe do te mbahet me vete qe duhet te jete duke nisur nga nje minimum prej 300 euro dhe duke vijuar me nje formule duke shtuar 30 apo 50 euro per dite qendrimi ne varesi tek personi ku do te shkohet. Referuar pasaportave te vjetra me vize ne nuk kemi asnje deklarim nga kufiri. Ne mbajme kontakte te vazhdueshme dhe vijojne udhetimet edhe me keto pasaporta.
Ajo cka po duket eshte se shqiptaret nuk po mesyjne drejt kufirit. Jane thjesht festat qe ndoshta po i bejne keto dite te ngarkuara. Ndoshta po shfrytezohen per tu kaluar edhe jashte kufirit. Sot vetem prej kompanise sone kane levizur rreth 160 persona drejt Italise.
Biletat rriten me 8
Per te qene realist ka nje ndryshim te cilin po e quajme realisht rritje cmimi. Kjo edhe per menyren si po e menaxhojme situaten. Ne kemi levizur thuajse me 8.
Per te menaxhuar nje fluks te tille na eshte dashur jo vetem te punesojme jo vetem te rrisim pak investimin qe ka te beje ne momentin e nisjes me kamerat e vezhgimit dhe me personelin per te mbuluar kerkesat por edhe me instalimin e disa sistemeve kompjuterike qe bejne te mundur identifikimin e cdo bilete apo caktimin e nje date kthimi dhe koordinimin online te ndryshimeve ne data.
Do te thote se jane rritur paksa kostot operative. Kemi bere dicka te tille. Jo rritje drastike as te mos mbajme vete barren ekonomike.