Serish aksidente me viktima
Pas bilancit tragjik te fundjavës me tete te vdekur, aksidentet kane përgjakur rrugët edhe te hënën. Një i ri ka gjetur vdekjen ne Lezhë ne orët e para te mëngjesit, ndërsa pese te tjerë janë plagosur rende. Për shkak te shpejtësisë shoferi ka humbur kontrollin duke e përplasur makinën me një pike karburanti përgjatë aksit Lezhë-Milot. Për pasoje ka gjetur vdekjen pasagjeri Nikolin Leka 30 vjeç nga fshati Ishull Lezhë. Nga ky aksident ka mbetur i plagosur rende edhe drejtuesi i mjetit Elson Malaj. Dalja nga rruga e një fugoni ne Zenisht te Matit ka shkaktuar plagosjen e katër pasagjereve, mes te cilëve një vajze 12-vjeçare, e cila ndodhet ne spital ne gjendje te rende. Sipas policisë, fugoni i linjës Urake - Burrel me te cilin udhëtonin 10 persona ka rrëshqitur për shkak te lagështirës, me pas është anuar dhe ka përfunduar ne kanalin anësor te rrugës. Ndërkohë vazhdojnë te jene ne gjendje kritike edhe katër te plagosurit nga aksidenti tragjik ne rrugën Elbasan -Peqin. Nga përplasja e dy mjeteve me targa greke humben jetën tre udhëtarë. Ne orët e vona te se dielës edhe ne Gjirokastër u regjistrua një aksident me pasoje vdekjen e një kalimtareje. Diamanta Merko 57-vjeçe u përplas nga një makine ndërsa kalonte rrugën. Aksidenti ndodhi ne vendin e quajtur Ura e Leklit. Gruaja ndodhej se bashku me nipin 9-vjeçar, por fatmirësisht k y i fundit ka shpëtuar pa u lënduar. Policia ndaloi shoferin e mjetit Kosta Lapa, 29-vjeç.
Shpërndaje