E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat paralajmerohet nje vere me plazhe bosh

Ne Sarande qe tani kane nisur prenotimet e banoreve vendas per ti shijuar pushimet jashte

Turizmi duket se do te jete testi i pare i te mirave nga liberalizimi i vizave nese i referohemi retorikes qeveritare.


Por nese u referohemi operatoreve turistike sensoreve kryesore nje vere jo fort entuziaste na pret sa i perket turizmit vendas. Ne Sarande ne nje prej operatoreve turistike me te njohur kane nisur qe tani rezervimet e shqiptareve per ti kaluar pushimet e veres gjetke atje ku tani nuk ka nevoje per vize.


Kjo nuk ka ndodhur me pare e kuptohet qe eshte nje fenomen i provokuar nga liberalizimi sipas Arben ipes drejtues i kesaj agjencie.


Por cudi per te perben fakti se qe ne nentor ka nisur interesimi dhe planifikimi i shqiptareve per te shijuar pushimet jashte. Kjo sigurisht do te sjelle nje rrudhje numrit te pushuesve shqiptare ne plazhet e Sarandes e ne te tjera por ama sipas ipes Saranda e ka nje avantazh qe do ta minimizonte deri diku kete problem jo te vogel dhe qe eshte masa e turisteve te huaj qe hyjne ne kete qytet.


Ama kjo nuk vlen per te gjithe. Sipas ipes ata qe nuk e kane shijuar ende jashte shtetin jane nje shtrese intelektualesh por pa nje gjendje te mire financiare si dhe kategorite me te uleta shoqerore.


Ndersa nga 97-a e deri me sot shtresa e mesme dhe ajo me e ngritura ekonomikisht i shijojne rregullisht plazhet e huaja sidomos ato turke. Dhe Saranda kontigjent te vete shoqeror ne plazhet e saj ka me se shumti te paret te cilet tashme duan te provojne nje eksperience te re. Dhe per kete arsye vera qe vjen per kete qytet pritet te sjelle nje ulje te numrit te pushuesve rrjedhimisht te te ardhurave nga turizmi.


Ne kete kuader ipa thote se dhe nje sasi valute qofte dhe modeste ne xhepat e shqiptareve ne menyre te paevitueshme do te dale jashte. Megjithate sipas tij kjo nuk do te zgjase pergjithmone e mund te jete nje fenomen 2-3 vjecar pasi faktori financiar do ti normalizoje gjerat.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›