Krishtlindjet ne Greqi dhe zhgenjimi i turisteve shqiptare

Me liberalizimin e vizave me vendet e BE-se shume shqiptare iu drejtuan vendeve Shengen per te vizituar femijet apo te afermit e tyre qe deri dje nuk kishin pasur mundesi per te udhetuar per mungese vize.
Fluksi me i madh ne drejtim te ketyre vendeve ishte ai ne drejtim te Greqise ku edhe ndodhen numri me i madh i emigranteve shqiptare. Por vajtja ne Greqi fillon se pari me veshtiresite qe has qe ne doganen greke te kontrollit te pasaportave dhe te makinave. Aty ndeshesh me nje sere kerkesash ndaj organeve policore.
Vazhdimi ka mberritjen ne destinacion pra tek te afermit. Sipas bisedave me shoke apo te njohur mesojme se te afermit e tyre e shohin nga afer realitetin grek cmimet e larta papunesine stresin apo veshtiresite e tjera. Pervec gezimit qe provon qe ke ardhur ne Greqi pa vize dhe takimit me femijet e tu nuk ka gje tjeter qe te ben pershtypje ne kete kohe dimri dhe problemesh.
Pa harruar ketu te thuash edhe grevat e shumta te sindikatave te punetoreve etj thote Bashkim ela qe ka udhetuar me te shoqen nga Berati ne Athine tek djali i tij para nje jave. Takimi i femijeve me prinderit dhe festimi i Krishtlindjeve ka sjelle nje atmosfere gezimi e lumturie ne shtepite e shqiptareve ne emigrim ne Greqi.
Por gezimin me te madh e kane niperit e mbesat qe jane ne qender te vemendjes se gjysherve e gjysheve te tyre. Per Andrean qe eshte larguar 6 vjec nga Shqiperia e sot eshte 16 kujtimet jane ende te fresketa. I kujtohet kur gjyshi i tij e conte shetitje nga parku i lodrave dhe i blinte lloj-lloj embelsirash. I ati i tij eshte pa pune sepse ndermarrja ku punonte u mbyll. Nena e tij punon si kuzhiniere ne nje restorant dhe jeta eshte e veshtire vetem me nje rroge e me asistencen e te atit. Ky eshte realiteti grek ne diten e Krishtlindjeve.
Por lindja e Krishtit misheron lindjen e shpreses e te gezimit agimin e nje dite me te bukur mundesi per te rilindur. Dhe emigrantet shqiptare ne Greqi te lodhur e munduar me teper se gjithe emigrantet e tjere ne bote e kerkojne dhe e meritojne kete shprese me shume se kushdo tjeter. I presin keto Krishtlindje me shprese me te madhe.