Reshjet e shiut rrisin nivelin ne hidrocentrale
Reshjet e bollshme te rëna paraditen e sotme kanë rritur nivelin e ujit në hidrocentrale. Kjo është një gjë pozitive në kushtet e një mungesë të gjatë reshjesh dhe gjendjes konstante të prurjeve hidrike në kaskadën e Drinit. Sipas të dhënave më të fundit zyrtare nga Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare, niveli i Fierzës arriti në 268 m dhe prurjet mesatare në 110 metër kub për sekondë. Po ashtu rritje të nivelit të ujit ka edhe në hidrocentralin e Komanit, i cili ka rritur në 170.76 metër dhe prurjet anësore arrijnë deri në 220 metër kub për sekondë. Shtimi i rezervave hidrike pritet të ndihmojë në një prodhim më të madh të energjisë elektrike. Aktualisht, rezervat ujore konsidrohen të ulëta dhe për këtë arsye prodhimi i energjisë ra në nivele të ulëta, duke e detyruar KESH-in të importojë energji nga vendet e tjera.