E Diel, 1 Nëntor 2026

Axhenda Kryeministri takime per investime ne Shqiperi

Kryeministri Sali Berisha ndoqi sesionin e paradites të Seminarit “Bota e Re 2012 që u mbajt në Paris, me iniciativë të qeverisë franceze. Shefi i qeverisë shqiptare është i ftuar i veçantë për të folur për modelin e suksesshëm ekonomik që ka ndjekur Shqipëria. Në këtë Seminar u diskutua për modelet e reja të rritjes ekonomike, për fuqitë e reja ekonomike në botë dhe mbi vlerat e reja që duhet të ketë bota mbas krizës ekonomike e financiare, si dhe mbi rolin e Evropës në ekuilibrat e rinj ndërkombëtarë.
Kryeministri Berisha u shpreh në një prononcim për median mbi temat dhe përfundimet e seminarit. Kreu I qeverisë shqiptare tha se “nisur nga pikëpamjet e idetë që u mbrojtën në seminar, modeli shqiptar është në përputhje të plotë me drejtimet e reja, parashikimet dhe vizionet e zhvillimit ekonomik dhe shndërrimit të Shqipërisë në një vend të zhvilluar”.
Kryeministri Berisha zhvilloi një takim, me Presidentin dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Grupit të madh francez GDF SUEZ, Gerard Mestrallet dhe Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë nacionale të Rhonit, pjesë e këtij grupi, Mathieu Bonne. Mestrallet, pasi e përgëzoi Kryeministrin Berisha për situatën ekonomike të Shqipërisë, shprehu gatishmërinë e Grupit të tij për të investuar në Shqipëri dhe komunikoi vendimin për të hyrë gjerësisht me investime në Shqipëri, si vend me potenciale të mëdha e i qëndrueshëm. Projektet e Grupit synojnë energjinë e rinovueshme, në fushën e hidrocentraleve, parqe me erë dhe diellore. Kryeministri Berisha i falënderoi për vendimin e tyre për të investuar në Shqipëri dhe ju bëri një paraqitje të të gjitha potencialeve të vendit në fushën e energjisë. Kryeministri i siguroi për mbështetje dhe transparencë në suksesin e projekteve të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›