E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, metodat e CIA-s në shënjestër të drejtësisë

Metodat e polemizuara të marrjes në pyetje të përdorura nga shërbimi sekret i SHBA-së CIA, janë bërë sërish burim debatesh të ashpra politike. Ministri i Drejtësisë Eric Holder mendon të caktojë një hetues të posaçëm i cili do të merret me akuzat për tortura të ngritura kundër CIA-s. Kjo mund të shkaktojë një konflikt me Presidentin Obama, i cili është shprehur kundër një hetimi mbi metodat e marrjes në pyetje nga CIA gjatë qeverisjes së paraardhësit të tij në post, George W. Bush. Prokurori i Përgjithshëm amerikan Erik Holder po shqyrton mundësinë e emërimit të një prokurori të posaçëm për të hetuar praktikat e marrjeve në pyetje nën administratën Bush, një levizjë e cila do ta vinte prokurorin Holder në kundërshtim me presidentin Barak Obama. Presidenti është shprehur vazhdimisht i rezervuar rreth një hetimi të tillë duke thënë se vendi duhet të shikojë përpara dhe jo prapa. Hetimi i propozuar do të përqëndrohet pjesërisht për të zbuluar nëse personeli i CIA-s përdori metoda torturuese ndaj të dyshuarve për sulmet terroriste të 11 shtatorit. Holder ka thënë se ata që vepruan brenda kornizës ligjore nuk do të ndëshkohen duke lënë të hapur mundësinë e ndjekjes penale ndaj atyre që kanë shkelur ligjin. Ndërkaq ligjvënësit republikanë u shprehën të shqetësuar për mundësinë e një hetimi. Duke folur për programin Fox News Sunday, senatori John Cornyn tha se një hetim i tillë do të kishte një efekt të frikshëm për komunitetin e zbulimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›