Hetohet The Private Bay

Mediat njoftojnë se ky është një synim i ri për shuarjen definitive të kësaj web-faqeje.
Menaxheri i kompanisë Binero, Eric Arnberg, pohoi se kompania e tij nuk do të japë informacionet e kërkuara për klientët e tyre, pa pasur një urdhëresë ose vendim gjyqësor, shkruan portali TorrentFreak.
Ndryshe, kohë më parë web-faqja The Pirate Bay ndërroi ULN’në e saj nga .org në .se, për të shmangur kështu shkeljen e ligjeve amerikane , sikurse që ishte rasti me web-faqen Megaupload. Madje, në vend të torrente’ve web-faqja futi në përdorim sistemin e lidhjeve magnetike.
"Mbesim atu ku jemi. Nuk po shkojmë askund. E kemi edhe një porosi për Hollywood’in, hetuesit dhe prokurorët, e ajo është: LOL”, thuhet në kumtesën e pronarëve të The Private Bay.
Nga ana tjetër, Gjykata Supreme e Britanisë do të vendosë në qershor për atë nëse hosting kompanitë BT dhe Sky duhet të bllokojnë web-faqen The Pirate Bay në Britani të Madhe.