Liverpool mund të përfundojë i katërti

Kapiteni Steven Gerrard nuk dorëzohet në shpresë se Liverpool mund të sigurojë pozitën e katërt në Premierligë dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve, edhe pse ka 10 pikë më pak se Arsenali, 10 ndeshje para fundit.
“Është një detyrë e vështirë, por ne nuk dorëzohemi kurrë”, deklaroi Gerrard për BBC Sport.
“Duhet të fitojmë sa më tepër ndeshje dhe të shohim se ku na dërgon kjo. Nuk do të dorëzohemi përderisa ekziston mundësia e përfundimit në pozitën e katërt”, përfundoi ai.