Në duar të regjimit sirian

Sipas Arinj, Ankaraja po punon në lirimin dhe në kthimin e tyre në shtëpi.
Kontaktet me gazetarin, Adem Oskose, dhe me kameramanin Hamit Joskun, ishin humbur shtatë ditë më parë, kur ata po udhëtonin drejt qytetit sirian Idlib, ku po zhvillohen luftime mes forcave siriane dhe kryengritësve.
"Kemi informacione se ata janë të gjallë dhe se janë në duar të zyrtarëve të regjimit. Para së gjithash, na vjen mirë për këtë. Ministria e Jashtme po punon në kthimin e tyre në Turqi”, theksoi Arinj. Por, kjo ministri nuk mundi të precizojë se ku ndodhen gazetarët aktualisht.
Komitet për Mbrojtjen e Gazetarëve, me seli në New York, njoftoi se regjimi sirian është përgjegjës për sigurinë e gazetarëve turq, derisa bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre.
Provinca turke Hataj konsiderohet të jetë njëlloj baze, prej nga reporterët tentojnë të hyjnë brenda territorit sirian për të raportuar për konfliktin e atjeshëm.