“Vrava taksistin se nuk i shlyeja dot borxhin”
Artan Cena
Nje pike gjaku ne krahet e xhupit, qe kishte veshur gjate kryerjes se vrasjes, eshte dhe prova me e forte e agjenteve te policise se Tiranes ndaj te dyshuarit Dritan Topallaj. I riu 27-vjecar, nga fshati Tapize i Krujes, eshte arrestuar mengjesin e djeshem, si autor i masakrimit me hanxhar e tulle te taksistit 45 vjecar, Vaid Xhixhes, dy dite me pare ne aksin nacional Tirane-Fushe Kruje. Pikerisht gjurmet e gjetura nga hetuesit kane bere qe i dyshuari te dorezohej dhe pranonte kryerjen e vrasjes, pas nje debati disa ore para ngjarjes me viktimen, per borxhin 300 mije leke qe i kishte marre dhe nuk ia kishte kthyer. Familjaret e shoferit te furgonit taksi pretenduan gjate rrefimeve se Topallaj u kishte 600 mije leke borxh dhe jo aq sa pretendonte. Xhixha punonte si taksist ne linjen Tirane-Kruje dhe mengjesin e se martes u gjet poshte mjetit te tij i masakruar. Policia tha se per zbardhjen e ngjarjes organizoi operacionin e koduar “Ndeshkimi” dhe arrestoi 27- vjecarin ne shtepine e tij.
Agjenteve te sektorit te “Vrasjeve” dhe atyre te Komisariatit nr. 5, qe mbulonin zonen e Cekrezes. ku u gjet trupi i pajete i Xhixhes, u eshte dashur ta marrin tre here ne pyetje te dyshuarin Dritan Topallaj. Pas dy refuzimeve te para, 27-vjecari eshte dorezuar, duke pranuar autoresine, pasi nuk kishte patur alibi tjeter. “Krimin e bera per shkak te nje borxhi prej 300 mije lekesh qe i kisha Vaid Xhixhes, te cilin e njihja prej kohesh. Para se te kryeja kete akt, kam debatuar ashper ne lokal me 45-vjecarin, po per shkak te borxhit”, ka rrefyer Topallaj para grupit hetimor, diten e djeshme. Por familjare te viktimes deklaruan te kunderten, duke thene se borxhi i marre eshte 600 mije leke. Burime policore thane dje, per gazeten “KJ”, se “dita e vrasjes ka qene dhe afati i fundit i dorezimit te borxhit, qe eshte kthyer ne nje tragjedi ne familjen Xhixha, ne Nikel, te Krujes”.
Kane qene familjaret e viktimes, qe kane cuar policine ne shtepine e te dyshuarit Dritan Topallaj, ne Tapize. Ata kane deklaruar se 45-vjecari, taksist, kishte shkuar per te marre borxhin ne familjen Topallaj. Pas kesaj deshmie, policia beri te mundur shoqerimin per tre seanca me radhe te marrjes ne pyetje te te dyshuarit, deri sa beri ndalimin e tij. Agjentet thane se nje njolle gjaku ne xhup, kontakti para krimit me viktimen, borxhi qe i kishte dhe arma e krimit, nje hanxhar e nje tulle, jane provat e momentit qe disponojne per kete ngjarje ne dem te 27-vjecarit.
“Krimi, me hanxhar dhe tulle”
Gjate dy seancave te para te marrjes ne pyetje, 27-vjecari nuk ka pranuar vrasjen e kryer. Por, pas deklarimit te provave, Dritan Topallaj ka pranuar se ka kryer krimin per borxhin te cilin nuk mund t’ia kthente shoferit te furgonit, i cili ate dite kishte shkuar per te marre leket dhe ka gjetur vdekjen. Vrasja este kryer me nje haxhar, qe, sipas policise, autori e kishte marre me vete, pasi ishte pergatitur per ate qe do te ndodhte. Haxharin, Topalli e kishte vene ne cizme, ne kembe dhe gjate rrugetimit me furgon e ka qelluar tre here 45-vjecarin, nje here ne dore dhe dy here ne koke. Por, Xhixha nuk kishte gjetur vdekjen ne kete moment. Per te cuar deri ne fund ate qe kishte nisur, Dritan Topallaj dyshohet se e ka qelluar dhe me tulle ne koke, duke e lene te vdekur.
Viktima
Emri: Vaid
Atesia: Islam
Mbiemri: Xhixha
Mosha: 45 vjec
Banues: Nikel, Kruje
Profesioni: Shofer
Autori i dyshuar
Emri: Dritan
Atesia: Maliq
Mbiemri: Topallaj
Mosha: 27 vjec
Banues: Tapize, Kruje
Shoferi i furgonit taksi, Vaid Xhixha, u gjet rreth ores 00:10 te mengjesit te marte ne rrugen nacionale Tirane-Fushe Kruje, prane fshatit Cekreze. Disa banore pane trupin e pajete poshte mjetit tip “Ford” me ngjyre blu dhe njoftuan policine e Komisariatit nr. 5 te Tiranes. Gjate hetimeve paraprake eshte zbuluar identiteti i viktimes dhe fakti se ai ishte banues ne Nikel te qytetit te Krujes. Ekspertet konstatuan se vdekja kishte ardhur nga goditjet me mjete te forta ne koke dhe me mjete prerese ne pjese te ndryshme te trupit. Policia dyshoi per dy motive, ate te konkurrences dhe te ceshtjes se moralit. Por familjaret hodhen drite mbi nje borxh, qe shoferi i furgonit i kishte dhene nje te riu, nje vit me pare, ne vleren 600 mije leke. Perfundimisht, autor i dyshuar rezultoi nje 27-vjecar nga fshati Tapize i Krujes, qe njihte edhe viktimen.