E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Hetuam të gjitha kutitë, gjithçka është në përputhje me ligjin”

24-06-2011 / Gazeta 55

Njazi Kosovrasti: Basha fitoi me 95 vota më shumë

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar një proces normal dhe të qetë numërimi të votave që janë hedhur në kutitë e gabuara”.
Kështu u shpreh dje përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në përfundim të këtij procesi për 11 njësitë bashkiake të Tiranës, ai konfirmoi vendimin se kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, është fitues me 95 vota plus, kundrejt kandidatit të “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama. “Partia Socialiste kishte frikë nga rezultati i KQZ-së, ndërkohë që vëzhguesit e saj e kanë ndjekur procesin”, tha ai.
Duke shtuar se fletët e kutive mbeteshin sërish në kuti dhe se KQZ gjithçka e ka shënuar në tabelë.
“KQZ-ja bëri hetimin e plotë të kutive dhe gjithçka është në përputhje me ligjin.
Integriteti i kutive nuk cenohet, ndërsa zarfet brenda kutive janë të mbyllura. Kodet e kutive shënohen në procesverbal dhe kutitë, lexohen e mbyllen me kode të reja.
Kodi i 5-të nuk ka munguar në asnjë kuti dhe ai s’mund të manipulohet”, sqaroi ai në lidhje me problematikën e kodeve të sigurisë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›