E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si festohet Fiter Bajrami

Qe herët ne mëngjes myslimanet do te grumbullohen para hotel “Dajtit” për te kryer ceremoninë e rastit, ndërsa ne orën 07:00 do te behet falja. Pas kësaj, çdo besimtar feston me familjen dhe te afërmit e tjerë, duke shtruar dreken tradicionale, si dhe duke blere dhurata. Disa ore para mbarimit te ditës se fundit te agjërimit dhe nisjes se festes, kreu i komunitetit mysliman uron besimtarët për këtë ditë te madhe. Festes se Fiter Bajramit qe ne thelb ka edhe solidarizimin me te varfrit, i paraprin dhënia e një sasie lekesh si ndihme për gjithë te varfrit, qe këtë vit llogaritet ne 250 leke te rinj për çdo person ne familje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›