E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me shume farmaci sesa paciente

Mjafton te kalosh pranë spitaleve kryesore për te pare fluksin e farmacive. Vetëm brenda apo fare pranë QSUT-se dhe Spitalit Ushtarak janë gati 50 te tilla qe rrethojnë ndërtesat e institucioneve te shëndetit. Vete farmacistet qe punojnë ne afërsi te Qendrës Spitalore Universitare “Nene Tereza”, tregojnë se kane furnizime qe shteti nuk i disponon, duke i shtyre pacientet qe ti blejnë medikamentet me leke. Ndërsa vete drejtoria e spitalit mohon abuzimin e mjekeve me lëshimin e recetave me ilaçe qe nuk gjenden ne listën e QSUT-se. Heqja vite me pare e kushtit për një distance prej 150 metrash te njërës farmaci nga tjetra, e ka bere shume te lehte marrjen e licencës për një biznes te tille. Mjafton një kërkesë on line ne qendrën e licencimit, pajisja me certifikatën e farmacistit dhe një e ardhur paraprake, për te mundësuar hapjen e këtij aktiviteti. Por vendet me te preferuara mbeten pranë spitaleve, ku farmacitë kane gëluar e janë shndërruar ne kioska duke shfrytëzuar lidhjet me mjeket, ose edhe thjesht duke tregtuar ilaçe qe spitali nuk i ka.

Shiko kroniken video

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›