Thaçi i përgjigjet Tadiç
Përmes një shkrimi me titull “Një e ardhme me e mire për Ballkanin perëndimor”, kryeministri Thaçi ka ftuar presidentin serb te jete pjese e përpjekjeve për bashkëpunim dhe jo nxitëse për krijimin e një shteti brenda shtetit. “Serbia ka të drejtën për të mbështetur qytetarët e përkatësisë etnike serbe në Kosovë rreth aktiviteteve kulturore dhe të tjera, por jo te mbështetë dhunën. Ka ardhur koha që të ndryshojnë gjërat. Çelësi për këtë është te respektojmë porosite e kancelares Merkel qe kërkoi ndërprerjen e financimit te strukturave paralele ne Serbi dhe rinisjen e dialogut. Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç dhe unë nuk guxojmë ta humbim këtë mundësi,” u shpreh Thaçi. Ne vijim te shkrimit te tij Thaçi shkruan se bisedimet Prishtina-Beograd ne Bruksel, nen ndërmjetësimin e Robert Kuper janë një shans i mire për te rikthyer qetësinë ne veri dhe normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje.