Nis shpërndarja e teksteve shkollore
Paralelisht me shitjen e teksteve, te hënën e fundit te gushtit nisi edhe regjistrimi i nxënësve. Drejtues shkollash dhe specialiste ne Ministrinë Arsimit pohojnë se ne 12 shtator, ditën e pare te shkollës, te gjithë nxënësit do te jene pajisur me libra. Edhe sivjet nga subvencionimi përfitojnë vetëm kategori te caktuara fëmijësh, ndërsa pjesa tjetër i blen me para ne dore. Mesatarisht kostoja e librave për një fëmijë varion nga 1500 leke te rinj për një nxënës te klasës se pare deri ne 5500 leke për një maturant.