E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri, plan për të menaxhuar masakrënNga Antena brenda familjes Sandri dje ishte në ditë zie. Emri i Dritan Dajtit i ringjalli kujtime të hidhura që mendonte se i kishte harruar. Filluan iu kujtuan gjithë bandat një nga një, që nga Aldo Bare në Lus

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri, plan për të menaxhuar masakrënNga Antena brenda familjes

Sandri dje ishte në ditë zie. Emri i Dritan Dajtit i ringjalli kujtime të hidhura që mendonte se i kishte harruar. Filluan iu kujtuan gjithë bandat një nga një, që nga Aldo Bare në Lushnjë e deri te ky i fundit. Megjithëse shumë prej i tyre i ka njohur dhe ka mbaruar dhe ndonjë punë, jo rrallëherë e ka parë pisk prej tyre. Sidomos me bandën e Lushnjës ka kujtime të hidhura dhe dje s’donte t’i sillte në mend. Për këtë Dritanin ka pasur një fije simpatie, se i ishte mbushur mendja që kishte eliminuar dikë që e kishte peng vetë, por ajo që ndodhi të premten, ishte shumë e rëndë, dhe në të tilla raste Sandri vendos interesin e përgjithshëm mbi atë personal.

U lidh me doktorin në telefon, se si do menaxhohej ngjarja në media.

- Sandër, do t’i shpall Dëshmorë të Atdheut dhe do t’i varros në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

- Mirë doktor, mirë, se ata duhen respektuar, po kam frikë se do shkatërrohet policia fare. S’ia mban më asnjë polici të ikë në aksion. Unë them që duhet gjetur një gjë që të forcohet besimi.

- Çfarë të bëjmë ndonjë gjë Sandër, më thuaj, se në fakt, jo, ta them unë ty, që është situatë shumë e keqe, por sidoqoftë, tani një punë u bë, ky u kap, por natyrisht çmimi ishte i rëndë.

- Duhet një gjë doktor, që t’u mbushet mendja policëve që nuk vriten më. Se kjo punë e policëve është shumë e poshtër. Po e mësuan se një nga koka e policisë spiunon aksionet, nuk shkojnë më në aksion. Ti duhet të kesh ndonjë brenda patjetër. Se më kanë thënë dhe herë të tjera, ka dy-tre vjet, kur dështonin aksionet në Fier. Më thanë për njërin që është në krye fare, që merr nga 7 në 10 mijë euro në muaj nga çdo kriminel i rrezikshëm në kërkim.

- Sandër, dakord. Shiko, janë llafe Sandër, por natyrisht duhet hetue.

- Ore q.. robt, llafe pa llafe, ty të duhet të gjesh një kokë turku tani. Se Bujar Nishani i ikur është, nuk kënaqet njeri dhe sikur ta fusësh në burg, se s’i bën punë njeriu. Duhet dikush nga policia, ndonjë që ka lidhje me ty, që të thonë ai s’fal njeri.

- Sandër, dakord. Shiko, Sandër, policia nuk ka faj, ka punue, por ka qenë kriminel i rrezikshëm.

- Ore, e di unë që ka qenë i rrezikshëm, por unë them që duhet bërë një lëvizje, se ka demoralizim të madh. Kanë për ta lëshu punën gjithë policët. Të shohin shokët e tyre në arkivol ata dhe shefat që zgërdhihen me kriminelët, nuk e hanë ata të shkojnë në luftë. Do ta kemi problem, duhet një kokë turku.

- Dakord Sandër, mendo pak si ta fusim në media këtë, të forcojmë këtë linjën që vërtet pati katër dëshmorë, por u kap një kriminel i rrezikshëm. Shiko Sandër, kjo ka shumë rëndësi.

- Nuk e di, po unë them që duhet bërë diçka e fortë. Fola dhe me Fevziun, dhe ai ashtu tha. “Është skandal i madh, - tha, - duhet të japë dorëheqjen dikush ose të fusin ndonjë brenda për dekonspirim, ndonjë që është në kokë fare, që të besojnë policët se e keqja iku. Kështu e bëjnë në gjithë botën”, - tha, dhe ka të drejtë.

- Sandër, tani ne po përpiqemi, po dhe aq e lehtë nuk është. Se e kupton vetë ti, se këta tipa janë shumë të kujdesshëm. Pastaj, po të jetë në kokë fare, është problem, se ata kanë nën kontroll të vet dhe telefonat dhe s’ke ku i kap. Por do ta shikojmë. Dakord, të drejtë ke, do ta shikojmë, por unë mendoj që duhet të dalë në pah fort triumfi i shtetit mbi krimin. Shiko, kemi kap kriminelin më të rrezikshëm. Thonë që vinte nga Spanja dhe ti e di kush ka fshatra turistikë në Spanjë. Shiko Sandër, duhet me i thënë të gjitha këto.

- Ore, më thanë që i kan hap tabulatet e telefonit dhe ka pas shumë sms me një gazetare të TVSH, se mos është ndonjë që mbulon qeverinë, do na hapi punë.

- Sandër, tani tabulatet janë një gjë dhe krimi është një gjë tjetër. Unë them që duhet t’i mëshojmë kësaj që ata janë heronj dhe se krimineli më në fund u kap.

- Mirë, doktor, këto po i shikoj, po shiko mos na prish punë, se mos rrjedh ndonjë gjë që na kompromenton, d.m.th., kujdes, zhdukni tabulatet dhe bëni ndonjë kokë turku!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›