E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkato e yjeve tre emra te perfshire ne transferime

Merkato e yjeve. Tevez, Anelka por edhe Robinjo janë tre emrat e mëdhenj që kanë nxehur periudhën e transferimeve.
Argjentinasi Tevez, i cili ka përfunduar jashtë skuadrës te Mançester Siti, pas refuzimit për të luajtur si zëvendësues në Champions League me Bajernin, pritet të transferohet në Ligën 1 franceze.
Sipas mediave britanike, pavarësisht mohimeve të vazhdueshme që vijnë nga Parisi, “sitizëns” kanë pranuar ofertën prej 25 milionë euro nga PSG-ja. Falë mbështetjes financiare të pronarëve nga Katari, Leonardo ka arritur t’ia rrëmbejë Milanit, “Apashin”. Tashmë Tevez duket i detyruar të pranojë transferimin te PSG, sepse në të kundërt rrezikon të kalojë edhe gjashtë muaj pa luajtur.
Ndërkohë, zyrtarizohet edhe transferimi i Nikolas Anelkasë në Kinë, te Shanghai Shenhua. Konfirmimi ka ardhur nga klubi aziatik, ndërsa sulmuesi do të firmosë kontratë 2-vjeçare me rrogë 220 mijë euro në javë, për një total prej afro 20 milionë eurosh. Anelka u nxorr në shitje nga Çelsi, pasi palët nuk arritën të gjenin akordin për rinovimin e kontratës. Francezi largohet nga blutë pas 4 sezoneve ku ka fituar një titull kampion, dy Kupa të Anglisë dhe një Superkupë, ndërsa në 183 ndeshje ka realizuar 59 gola.
Për të zëvendësuar Anelkanë, trajneri Andre Vilas-Boash ka përgatitur një listë me zëvendësiesit e denjë, ku figuron edhe emri i Robinjos. Por, Milani do ta sakrifikonte brazilianin vetëm nëse Tevez do të refuzojë të shkojë në Francë, për të vazhduar karrierën me “Djallin”.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›