E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd, rivali kryesor

Mesfushori Samir Nasri thotë se Manchester City nuk ka asgjë për t’u frikësuar nga vizita në Stamford Bridge, të hënën, ndërsa thekson se Manchester United e jo Chelsea, përfaqëson rivalin e tyre kryesor për titull.

City aktualisht ka dy pikë epërsi ndaj Unitedit në krye të Premierligës, por mund të ruaj distancën prej pesë sosh nëse mposht Chelsean si mysafir. Nasri beson se dy skuadrat e Manchesterit do të luftojnë për titull në fund të sezonit.

“Manchester United është ende kërcënimi kryesor për ne” tha Nasri për Sunday Mirror. “E them këtë sepse ata kanë më tepër përvojë se cilado skuadër tjetër. Do të jetë vështirë kundër Chelseas, sigurisht, por ne e dinim se do të ishte njësoj edhe me Tottenhamin, Manchester Unitedin, Liverpoolin dhe arritëm të marrim rezultate të mira kundër këtyre ekipeve. Andaj, nuk duhet të kemi frikë nga Chelsea. Kemi besim në kualitetet tona dhe do të mundohemi të luajmë njësoj si Liverpool kur mposhti Chelsean në ligë në Stamford Bridge”, shtoi ylli francez.

Derisa City synon të përcjellë taktikën e Liverpoolit në përballje me Chelsean, Nasri insiston se kampioni i Evropës Barcelona mbetet shembull për të dhe bashkëlojtarët e tij. “Modeli ynë është Barcelona”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›