Lacio/Cana Kemi mentalitet te madh
I aktivizuar menjëherë sapo filloi pjesa e dytë e sfidës Leçe-Lacio, Lorik Cana arriti të ndryshonte menjëherë rrjedhën e lojës. Mesfushorit shqiptar i mjaftuan vetëm dy minuta në fushën e lojës, për të shënuar golin e avantazhit të përkohëshëm 2-1 të bardhkaltërve, përpara se Klose të realizonte edhe golin e tretë, që i dha skuadrës së Edi Rejës tri pikët.
Kapiteni i kombëtares shqiptare e dërgoi topin në rrjetë pas një kombinimi me sulmuesin gjerman dhe festoi golin e parë në Serinë "A" italiane. Pas ndeshjes, 28-vjeçari u përqendrua më tepër te rezultati i Lacios në stadiumin “Via del Mare”, sesa te goli personal.
“Nuk e nisëm mirë ndeshjen në pjesën e parë, por arritëm të barazonim me meritë. Në pjesën e dytë u paraqitëm mjaft mirë dhe siguruam një fitore shumë të rëndësishme. Treguam mentalitet të jashtëzakonshëm dhe fakti që kemi grumbulluar 28 pikë në 14 javë të kampionatit është tregues i qartë i kualitetit të këtij grupi. Është një kampionat i vështirë dhe duhet të kemi vazhdimësi nëse synojmë të arrijmë lart”, deklaroi Cana.