Barcelona thyen Realin
Kështu nisi “El Clasico” e shtatë për vitin 2011 dhe e para për këtë sezon. Me Realin menjëherë në avantazh vetëm pas 20 sekondave lojë me golin e Karim Benzema, pas një gafe të portierit Viktor Valdes. Megjtihatë, fituese doli sërish Barcelona. Skuadra e Pep Guardiolës triumfoi me shifrat 3-1 në “Santiago Bernabeu”, duke kapur “merengues” në krye të klasifikimit të La Ligas. Një rezultat që rihapi kampionatin, edhe pse skuadra e Zhoze Murinjos ka një ndeshje më pak.
Edhe pse praktikisht e nisën ndeshjen në disavantazh, katalanët nuk e tradhëtuan stilin e tyre të lojës. Kur kronometri tregonte 30 minuta, ishte Aleksis Sançez ai që barazoi shifrat, pas asistit të Lionel Mesit. Pjesa e dytë e takimit u kontrollua nga “blaugranat”, që në të 53-tën, kaluan në avantazh, ku pas një goditjeje fluturimthi të Ksavit, Marcelo devijoi në mënyrë të pafat, duke nxjerrë jashtë loje Kasijas. Goli që vulosi triumfin e Barçës u realizua nga Sesk Fabregas në të 66-ën. Një aksion I nisur në mënyrë spektakolare nga Mesi, që vazhdon me harkim perfekt të Dani Alvesh dhe përfundon me zhytjen me kokë të numrit 4.
Humbja i ka lënë një shije të hidhur Realit të Madridit, mbi të gjitha për dy rastet flagrante të shpërdoruara nga lojtari më i mirë i skuadrës, Kristiano Ronaldo. Në pjesën e parë, portugezi goditi keq edhe pse kishte të gjithë kohën dhe hapësirën e nevojshme, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës, ai nuk arriti ta devijonte në rrjetë topin me kokë.
Madrilenët kishin pretendime edhe për ndërhyrjet e Lionel Mesit, që mund të ishte larguar nga fusha me kartonin e kuq. “Pleshti”, i ndëshkuar me kartonin e verdhë në minutën e 36-të, ndërhyn disi ashpër ndaj Ksabi Alonsos vetëm shtatë minuta më pas, duke rrezikuar seriozisht të largohej nga fusha përpara kohe.
Por gjyqtari Fernandez Borbalan nuk e ndëshkoi për herë të dytë argjentinasin, duke zemëruar publikun në “Bernabeu” dhe Murinjon. Për Realin vazhdon tabuja me emrin Barcelona, pasi fitorja e fundit e madrilenëve në kampion me rivalët e përjetshëm daton në 7 maj 2008. Në shtatë ndeshjet e fundit “Klasike”, “blaugranat” kanë regjistruar 6 fitore dhe një barazim. Pas këtij triumfi, Barça niset e qetë drejt Tokios, për të fituar botën. Një botë që ndodhet në këmbët e tyre…
Pavarësisht rezultatit, Zhoze Murinjo nuk e pranon humbjen. Pas ndeshjes ai tha: “Erdha vetë në konferencë, sepse pas kësaj humbjeje duhej të merrja përgjegjësitë. Barcelona ishte me fat në njërin prej golave, ndërsa në golin tjetër bëm një gabim që na kushtoi. Mesi duhej të ishte ndëshkuar me kartonin e kuq, por gjyqtari nuk e dërgoi përpara kohe në dhomat e zhveshjes. Megjithatë, nëse fitojmë me Seviljan jemi sërish të parët në klasifikim”.
Në anën tjetër, Guardiola u shfaq më i ekuilibruar: “Nuk është asnjëherë e lehtë të luash në këtë fushë, por pavarësisht rezultatit kampionati nuk përfundon në dhjetor. La Liga nuk do të ishte mbyllur nëse Barça do të humbiste dhe nuk është e mbyllur tashmë që fituam”