Heynckes Mund te fitojme ne El Madrigal

Jupp Heynckes, trajneri i Bayern Munchen, ka besim se ekipi i tij do të arrijë të marrë 3 pikët në ndeshjen ndaj Villarreal, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.
“Do të përpiqemi të luajmë në sulm. Që në momentin kur kam ardhur në krye të ekipit jam munduar që të organizoj repartin difensiv në mënyrë që të marrë pjesë në fazën sulmuese. Për këtë po punojmë çdo ditë”, u shpreh trajneri gjerman.
Përsa i përket ndeshjes që do të zhvillohet në “El Madrigal”, Heynckes theksoi: “Futbolli spanjoll është në një nivel të lartë dhe do të ishte gabim të nënvlerësonim kundërshtarin. Ne kërkojmë të avancojmë sa më shumë të jetë e mundur në këtë kompeticion sepse finalja luhet në fushën tonë.”
Heynckes sheh si favorite për fitimin e Champions Barcelonën: “Barcelona është favoritja e qartë. Më pas ka ekipe si Real Madrid dhe Manchester United që janë edhe më të fortë se vitin e kaluar.”
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Barcelona, Iniesta larg fushave për 1 muaj
Andres Iniesta, mesfushori i Barcelonës, ka pësuar një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë gjatë pjesës së parë të takimit të së martës mes ekipit të tij dhe Milanit, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Allegri: I kënaqur me barazimin
Massimiliano Allegri, trajneri i Milanit, largohet i kënaqur nga Camp Nou pas barazimit që ekipi i tij arriti në minutën e fundit të takimit ndaj Barcelonës. Milan “vjedh” një pikë në Camp Nou
Liga e Kampionëve ngriti siparin me supersfidën e grupit H, Barcelona-Milan të luajtur në Camp Nou. Superndeshja u mbyll në barazim 2-2 dhe të dyja skuadrat ndanë nga një pikë. Bajerni i Mynihut, Robben nuk rekuperohet
I predispozueshëm ndaj dëmtimeve. Kjo është një prej karakteristikave kryesore të Arjen Robben. Champions, Wenger: Reali dhe Barça favorite
Arsene Wenger mendon se ka një distancë mes dy skuadrave të mëdha spanjolle dhe pjesës tjetër të Evropës.
Lajmet kryesore
Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse
"Zgjedhjet të bëhen për popullin"
“ACR e krijuar nga njerëzit e Rulit”
Mitrovicë, serbët bllokojnë një prej rrugëve
Top Show, vrasja e gjyqtarit Konomi
Xhafaj: Konomi u vra nga mafia e tokave