E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heynckes favorizon Dortmundin

Nga Express më 22 korrik 2011 në ora 09:27

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, ka insistuar se pavarësisht investimeve të mëdha nga ekipi i tij gjatë kësaj vere, Borussia Dortmund është favorit për të mbrojtur titullin në Bundesligë. Ish strategu i Bayer Leverkusenit, i cili ka filluar aventurën e tij të tretë në drejtimin e gjigantit bavarez, pret që lufta për titull të zhvillohet mes tri skuadrave.

“Dortmund është kampion në fuqi dhe kampioni sigurisht se hyn në sezonin e ri si favorit. Bayer Leverkusen po ashtu është përforcuar dhe këto dy ekipe, së bashku me ne, do të luftojnë për titull në Bundesligë”, tha Heynckes për Goal.com.

“Sigurisht se ne duam të fitojmë titullin, por asnjë skuadër nuk kurorëzohet para xhiros së fundit të sezonit. Ekipi ka treguar dëshirë dhe përkushtim të madh, por është vështirë të aplikojmë menjëherë atë që kemi punuar në stërvitjet e fundit”, përfundoi ai. Sezoni i ri në Bundesligë fillon në javën e parë të gushtit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›