Heynckes kërkoi Shakiran e jo Shaqirin

Trajneri i Bayern Munchenit, Jupp Heynckes, ka lëshuar një batutë gjatë konferencës për media para ndeshjes me Kaiserslauternin, që do ta zhvillojë të shtunën. Ai ka thënë se ka kërkuar t’ia sjellin në klub këngëtaren e njohur Shakiran e jo Shaqirin.
"Kam pasur një lutje për Shakiran, por ata ma sollën Shaqirin”, ka thënë trajnerin gjerman duke qeshur.
Heynckes ka përsëritur edhe një herë se ndihet i kënaqur që do ta ketë në dispozicion nga sezoni i ardhshëm një lojtar të kalibrit si Shaqiri, i cili ka shkëlqyer në dy vjetët e fundit me Baselin dhe me përfaqësuesen e Zvicrës.