E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rastësisht në Man Utd

Frederik Veseli ishte me fat në afatin kalimtar të janarit. Kjo pasi mbrojtësi kosovar rastësisht ishte transferuar në Manchester United nga rivali Manchester City. Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i Djajve të Kuqë, Sir Alex Ferguson. Skocezi shpreson që 19 vjeçari do t’i dalë mbanë në ‘Old Trafford’.

Frederik Veselit i priu fati në afatin kalimtar të janarit. Mbrojtësi kosovar ia kishte dalë që në çastet e fundit të afatit kalimtar të janarit ta kompletojë transferimin e tij në Manchester United nga rivali lokal, Manchester City.

Djajtë e Kuq e transferuan 19 vjeçarin në Old Trafford me leje të menaxherit të tyre, Sir Alex Ferguson. Skocezi ka treguar se krejt rastësisht skuadra e tij ka nënshkruar kontratë me kosovarin, i cili ka nënshtetësi zvicerane.

“Faktikisht, transferimi i tij ka ndodhur krejt rastësisht. Një skaut i yni erdh dhe na tregoi se Manchester City e ka liruar djaloshin e ri nga Zvicra. Skautët tanë e kishin parë më moti atë duke luajtur. Ne nuk kishim çka të humbnim në këtë rast dhe e transferuam atë”, ka deklaruar Ferguson për MUTV.

Ndërkohë, Ferguson tërthorazi ka bërë të ditur se klubi i tij ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Veselin, gjë që deri më tani nuk diheshin detajet e këtij transferimit.

Veseli do të luajë me ekipin rezervë dhe nëse aty tregohet i suksesshëm, atëherë Ferguson në një të ardhme të afërt mund ta përfshijë në ekipin e parë të Djajve të Kuq.

Transferimin e Veselit nga Manchester United, mediet angleze e kanë konsideruar si një pasardhës të mundshëm të mbrojtësit serb Nemanja Vidiq.

“Ne menduam ta marrim Veselin deri në fund të sezonit dhe të shohim se çfarë mund të bëjë. Shpresoj se do t’ia dalë mbanë”, ka përfunduar Ferguson.

Edhe vetë Veseli qe shprehur i lumtur që është bërë pjesë e gjigantit anglez dhe për këtë ai e pat falënderuar Fergusonin.

19 vjeçari ishte transferuar në Manchester City në vitin 2008 nga ekipi zviceran Lausanne-Sport. Ai ishte kapiten i përfaqësueses U-19 të Zvicrës në Botërorin e vitit 2009, derisa paraqitjen e parë me Manchester Citin e pati bërë në verën e kaluar në një turne përgatitor.

Ai luante me ekipin e rezervistëve të Manchester Cityt, pasi nuk kishte arritur ta bindte Roberto Mancinin ta inkuadrojë në ekipin e parë, i cili përbëhet me lojtarë që janë blerë me shuma marramendëse të parave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›