E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lejkers frenojne Boston

Los Anxhelos Lejkërs fiton raundin e parë kundër Boston Sëlltiks në sezonin e rregullt. Sfida përfundoi me rezultatin e ngushtë 88-87, kun ë kohën shtesë kalifornianët arritën të mbronin avantazhin e Bajnum.
Aksioni vendimtar i takimit ishte blloku I Po Gasol, në sekondat finale, I cili nuk lejoi Rei Aleni ta dërgonte topin në kosh. Pikashënuesi më I mirë për Los Anxhelosin ishte Kobi Brajant me 27 pikë, i ndjekur nga Gasol me 25 pikë dhe 17 pritje nën tabelë.
Hjuston Rokets mposht 96-89 Feniks Sans dhe regjistron fitoren e tretë radhazi, e të 16-tën sezonale. Në anën tjetër, kjo ishte humbja e 15-të për Feniks në sezonin e rregullt. Hjuston triumfoi falë paraqitjes së mirë të të gjithë skuadrës, ku Luis Skola ishte pikashënuesi më I mirë me 16 pikë.
Oklahoma Siti “ngec” sërish pas humbjes 106-101 me Sakramento Kings. Për Thandër nuk mjaftuan 60 pikët e realizuar nga dyshja Kevin Durant-Rasëll Uestbruk. Evans me 22 pikë e Kusins me 19 pikë dhe 9 pritje nën tabelë I dhuruan Sakramentos fitoren e katërt në 5 sfida të luajtura në muajin shkurt.
Në takimin e fundit të mbrëmjes, Golden Stejt fitoi 109-101 me Denver Naxhets, falë Stefan Kurit me 36 pikë, 7 pritje nën tabelë dhe 7 asist.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›