Murinjo drejt Manchester Sitit

Zhoze Murinjo ka vendosur të largohet nga Reali i Madridit në fund të sezonit dhe mund të marrë drejtimin e Mançester Sitit në vend të Roberto Mançinit. Më parë, e përditshmja “AS”, kishte bërë të ditur se zërat ishin përhapur nga vetë tekniku luzitan.
Lajmi po bën shumë bujë në Spanjë, e tashmë sipas televizionit “Intrereconomia” negociatat ndërmjet trajnerit portugez dhe klubit anglez kanë nisur gjatë një udhëtimi në qytetin e Mançesterit, që ka zhvilluar së fundmi menaxheri i Murinjos, Horge Mendez.
Murinjo do të largohet në fund të qershorit, prej kontestimeve nga tifozët dhe përçarjes së skuadrës “merengue” pas humbjes në “Santiago Bernabeu” me Barcelonën në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.
Përfaqësuesi i “Special One” është takuar me sheikun Mansur bin Zajed Al Nahjan, pronarin e “sitizëns”, për të diskutuar rreth emërimit të Murinjos. Gazeta “Sport” përdorte titullin “Po negocion me Sitin” dhe kujton se gjatë vitit të kaluar, sheiku i kishte propozuar 12 milionë euro rrogë për ta bindur të merrte drejtimin e ekipit.
Prej vitit 2008 në krye të Mançester Sitit, sheiku Mansur ka shpenzuar rreth gjysmë miliardi euro dhe nuk ka vështirësi të paguajë klauzolën me vlerë 20 milionë euro, të parashikuar për prishjen e kontratës së Murinjos me Realin e Madridit.