Siena enderron finalen e Kupes se Italise dhe Europa League
Siena bën surprizën, por falë një goli të shënuar “in extremis”, Napoli largon frikën dhe I afrohet finales së Kupës së Italisë dhe “biletës” për në kupat e Europës për sezonin e ardhshëm. Gjysmëfinalja e parë në “Artemio Franki” përfundoi 2-1 për Sienën e Erjon Bogdanit, që debutoi me skuadrën e re.
Kur mbeteshin vetëm 4 minuta nga mbyllja e takimit, toskanët mendonin se kishin më shumë se një këmbë në finale dhe në Europa League: autogoli I Pezolit nuk kompromentoi fitoren, por rrezikon të ndikojë në ëndrrën për t’u kualifikuar.
Pavarësisht rotacionit në formacionin titular, Siena kaloi në avantazh me Rexhinaldon në minutën e 42-të. Vendasit dyfishuan shifrat me D’Agostinon në minutën e 66-të dhe nuk mund të ankohen për autogolin e Pezolit në fundin e takimit, edhe sepse Napoli goditi dy herë shtyllën dhe traversën në kohën shtesë.
Në takimin e kthimit, Napolit do ti mjaftojë të fitojë 1-0 për të fituar të drejtën të luajë në finalen e Kupës së Italisë, trofe të cilin nuk e fiton prej vitit 1987.