Iraku paralajmëron Turqinë

Turqia firmosi më parë gjatë javës një marrëveshje pas negociatave direkte me autoritetet lokale.
Marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Bagdadit janë përkeqësuar së fundmi, duke bërë që Turqia të shmangë bisedimet me qeverinë qendrore në Bagdad .
Në Turqi ka gjetur strehë zëvendëspresidenti, Tariq al-Hashemi, figura më e lartë sunite në politikën irakiane, i ndjekur nën akuzat për vrasjen e disa gjyqtarëve.
Azili politik ka shkaktuar akuza të ndërsjella midis dy qeverive, me Ankaranë që ka kritikuar Bagdadin për inkurajim të dhunës sektare.
Në reagimin zyrtar, një zëdhënës irakian deklaroi: “Nuk kemi asnjë problem me marrëveshjet e tregtisë, por ato duhet të bëhen në përputhje me kushtetutën e ligjet e Irakut, duke mbajtur parasysh marrëdhënien specifike që gëzon krahina autonome kurde”.