E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heynckes kritikon paraqitjen e dobët të Bayernit

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes ka kritikuar mbrojtjen “katastrofale” të skuadrës së tij në humbjen turpëruese 5-2 nga Borussia Dortmund në finalen e Kupës së Gjermanisë.

“Nuk mund të ankohemi. Nuk e filluam takimin me përqendrim. Gjithqka nisi keq qysh në minutën e tretë, mbrojtja jonë ishte katastrofale dhe nuk e merituam të fitojmë. Futbollistët më kanë dëshpëruar, kemi një objektiv të madh para vetes të shtunën dhe shpresoj të tejkalojmë këtë goditje”, deklaroi Heynckes.

Bayern të shtunën takohet me Chelsean në finalen e Ligës së Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›