E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidal refuzon Real Madridin

Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal ka mohuar spekulimet rreth transferimit të tij në Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës.

Ylli kilian ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në sezonin e parë me Bianconerët por së fundmi qarkulluan spekulime se është shndërruar në objektiv të gjigantit madrilen. Por, ai ka shprehur gatishmërinë e tij të mbetet në Juventus.

“Jam i lumtur këtu, kemi fituar Scudetton dhe nuk mendoj për asnjë skuadër tjetër. Tifozët mund të jenë të qetë, dua të fitoj edhe më tepër me Juventusin”, deklaroi Vidal për Il Mattino.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›